KFOR ndan detaje nga vizita e kongresistëve amerikanë, në “Film City”

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim Keith Self, përfaqësues i SHBA-së për Teksasin dhe kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, të shoqëruar nga Suhas Subramanyam, përfaqësues i SHBA-së për Virxhinian dhe anëtar i lartë i Nënkomitetit Mbikëqyrës për Punët e Jashtme dhe Ushtarake. Takimi u…

Lajme

27/05/2026 19:53

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim Keith Self, përfaqësues i SHBA-së për Teksasin dhe kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, të shoqëruar nga Suhas Subramanyam, përfaqësues i SHBA-së për Virxhinian dhe anëtar i lartë i Nënkomitetit Mbikëqyrës për Punët e Jashtme dhe Ushtarake.

Takimi u mbajt në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

“Takimi i dha një mundësi Komandantit të përshkruante situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Me këtë rast, Gjeneral Major Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.