Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandë me migrantë
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë arrestuar dy persona nga Kosova, të dyshuar për kontrabandim emigrantësh. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. “Më 26.05.2026, në orën 06:30, në pikëpagesën Demir Kapi në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, nëpunës policorë nga Stacioni…
Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë arrestuar dy persona nga Kosova, të dyshuar për kontrabandim emigrantësh. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
“Më 26.05.2026, në orën 06:30, në pikëpagesën Demir Kapi në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë i privuan nga liria A.G. (42) dhe G.G. (39), të dy nga Kosova. Më herët, nëpunësit policorë kishin ndaluar një automjet “Folksvagen Transporter” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga A.G., si dhe një automjet “Shkoda Oktavia” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga G.G. Gjatë kontrollit, në automjetin “Folksvagen” janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti, ndërsa është konstatuar se automjeti “Shkoda” ka shërbyer si paraprijës. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kundër shtetasve kosovarë është paraqitur kallëzim penal sipas nenit 418-b të Kodit Penal dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ata janë dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën e Azilkërkimit në Vizbeg-Shkup”, njoftoi MPB /Alsat.mk.