​Gjini: Kosova është me fat për harmoninë ndërfetare

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës prej ku dha edhe urimin me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Gjini vlerësoi harmoninë ndërfetare që mbizotëron në vend, për cka tha se Kosova dhe qytetarët e saj janë me fat. “Kosova dhe populli i saj janë me fat për harmoninë fetare që…

Lajme

27/05/2026 10:19

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës prej ku dha edhe urimin me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Gjini vlerësoi harmoninë ndërfetare që mbizotëron në vend, për cka tha se Kosova dhe qytetarët e saj janë me fat.

“Kosova dhe populli i saj janë me fat për harmoninë fetare që e kemi por edhe për mesazhin që e përcjell BIK në vazhdimësi, për një shtet të drejtës dhe për një shtet që kujdeset për qytetarin e vet”, u shpreh ai.