Osmani uron Bajramin: Le të hapim zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit
Kandidatja për Presidente nga LDK, Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ajo ka thënë se festa e Kurban Bajramit na kujton forcën e besimit në Zot dhe vlerën e solidaritetit njerëzor. “Në këto ditë të bekuara, le të hapim zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht për ata që kanë…
Lajme
Kandidatja për Presidente nga LDK, Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ajo ka thënë se festa e Kurban Bajramit na kujton forcën e besimit në Zot dhe vlerën e solidaritetit njerëzor.
“Në këto ditë të bekuara, le të hapim zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi. Uroj që Kurban Bajrami të sjellë paqe në zemrat tuaja, harmoni në familje, shëndet, begati dhe gëzim në çdo vatër. Qoftë kjo festë një moment bashkimi, faljeje dhe shprese për ditë më të mira për të gjithë. Me fat Kurban Bajrami!”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: