Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin mes automjetit dhe kamionetës së FSK-së

Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e sotëm mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, që ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se i ndjeri është i moshës 47-vjeçare. “Më datë 26 maj…

Lajme

26/05/2026 20:47

Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e sotëm mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, që ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se i ndjeri është i moshës 47-vjeçare.

“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor,ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve mashkull i moshës madhore 47 vjeç si pasojë e lendimit nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, thuhet në konfirmim.