Gjykata në Hagë thotë se shtyrja e shpalljes së vendimit për Thaçin dhe të tjerët është i drejtë, nuk tregojnë datën kur do të shpallet
Gjykata Speciale në Hagë, ka njoftuar në lidhje me shtyrjen e afatit për shpalljen e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata kanë thënë se vendimi për ta shtyrë atë është i drejtë dhe garanton integritetin e procedurave që gjyqtarët të kenë kohë për të vlerësuar provat. “Rregullorja e Procedurës…
Lajme
Gjykata Speciale në Hagë, ka njoftuar në lidhje me shtyrjen e afatit për shpalljen e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ata kanë thënë se vendimi për ta shtyrë atë është i drejtë dhe garanton integritetin e procedurave që gjyqtarët të kenë kohë për të vlerësuar provat.
“Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Gjykatës së Lartë të KSK-së garanton drejtësinë dhe integritetin e procedurave duke siguruar që gjyqtarët të kenë kohë në dispozicion për të vlerësuar siç duhet të gjitha provat e nevojshme kur një çështje është veçanërisht voluminoze ose ligjërisht komplekse”, thuhet në një postim në “X”.
Ata kanë thënë se me 5 maj është shtyrë shpallja e vendimit për 60 ditë por që ai mund të shtyhet përsëri.
“Më 5 maj, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër duke zgjatur afatin për vendimin gjyqësor në këtë çështje, për shkak të vëllimit të provave dhe kompleksitetit të procedurave. Urdhri zgjat afatin për shpalljen e vendimit gjyqësor me 60 ditë. Publiku do të informohet pasi Trupi Gjykues të ketë caktuar një datë specifike për shpalljen e vendimit”, ka shkruar Gjykata Speciale në Hagë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
When will the Judges give their judgment in the Thaçi et al. case?
The KSC Rules of Procedure and Evidence guarantee the fairness and integrity of the proceedings by ensuring that time is available to judges to appropriately evaluate all necessary evidence when a case is… pic.twitter.com/3qIV2aSO6h
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) May 26, 2026