Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionetës së FSK në rrugën Klinë-Gjakovë
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së në rrugën Klinë-Gjakovë. Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Trajonal në Gjakovë. Ai tha se lëndime më të rënda ka pësuar shoferi i mjetit pikap. “Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur…
Lajme
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së në rrugën Klinë-Gjakovë.
Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Trajonal në Gjakovë.
Ai tha se lëndime më të rënda ka pësuar shoferi i mjetit pikap.
“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up, i cili ishte duke shkuar në drejtim të Klinës dhe i njëjti është përplasur përballë me kamionetën e FSK-së. Sipas raportit që e kemi shoferi i mjetit Pick Up i ka lëndimet më të rënda ndërsa pasagjerja ka po ashtu lëndime më të lehta. Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së”, deklaroi Sahatqija.
“Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Hetuesit e aksidenteve e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe po punohet në rast”, shtoi ai.