100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova, afati deri me 5 qershor
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për studentët për ndarjen e 100 eurove. Murati ka njoftuar se aplikimi duhet bëhet përmes platformës E-Kosov. “Aplikimi për studentë tashmë është i hapur në platformën e-Kosova tek shërbimet Kategoria Familja . Pra hyni në E Kosova, shërbimet Kategoria Familja,…
Lajme
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për studentët për ndarjen e 100 eurove.
Murati ka njoftuar se aplikimi duhet bëhet përmes platformës E-Kosov.
“Aplikimi për studentë tashmë është i hapur në platformën e-Kosova tek shërbimet Kategoria Familja . Pra hyni në E Kosova, shërbimet Kategoria Familja, aty mund të gjeni formularin për aplikim. Aplikimi mbetet i hapur deri me 5 qershor”, ka thënë ai.