Një ditë para Kurban Bajramit, Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e deleve nga Serbia
Vetëm një ditë para festës së Kurban Bajramit, kur kërkesa për bagëti rritet ndjeshëm në tregun vendor, Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me dele në rajonin e lindjes së vendit. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e kufirit…
Lajme
Vetëm një ditë para festës së Kurban Bajramit, kur kërkesa për bagëti rritet ndjeshëm në tregun vendor, Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me dele në rajonin e lindjes së vendit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, më 26 maj 2026 në fshatin Dumnicë ka ndaluar dy automjete të dyshuara me targa vendore, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë gjetur 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh, për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “kontrabandim me mallra”.
Automjetet dhe bagëtia janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.
Rasti vjen në prag të Kurban Bajramit, periudhë kur zakonisht shtohet qarkullimi dhe tregtia me bagëti për shkak të therjeve tradicionale të kurbanit./lajmi.net/