Dy vjedhje në dy shtëpi në Malishevë dhe Gjakovë, hajnat vodhën para, cigare e stoli ari

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në Malishevë. Persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda objektit dhe nga kasaforta kanë vjedhur një shumë parash dhe cigare të llojeve të ndryshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Një vjedhje tjetër…

Lajme

26/05/2026 09:17

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në Malishevë.

Persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda objektit dhe nga kasaforta kanë vjedhur një shumë parash dhe cigare të llojeve të ndryshme.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Një vjedhje tjetër po ashtu ndodhi në Gjakovë.

Është raportuar se person-a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovarë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash dhe stoli ari.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./Lajmi.net/