Gjini: Aleanca s’ka udhëhequr gjatë, por ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini është shprehur se partia e tij ka kaluar nëpër sfida të shumta. Ai u shpreh se Aleanca ndonëse nuk ka udhëhequr gjatë me vendin, ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Kosovës. “Kemi pasur sfidat tona, dy herë kemi qenë në Qeveri, kryetari Haradinaj dy herë ka…

Lajme

25/05/2026 21:20

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini është shprehur se partia e tij ka kaluar nëpër sfida të shumta.

Ai u shpreh se Aleanca ndonëse nuk ka udhëhequr gjatë me vendin, ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Kosovës.

“Kemi pasur sfidat tona, dy herë kemi qenë në Qeveri, kryetari Haradinaj dy herë ka qenë kryeministër, herën e parë faktikisht shumë shkurt, herën e dytë pak më shumë se 1 vit e gjysmë, kanë qenë periudha të shkurtëra, mirëpo që kanë lënë gjurmë, kanë lënë gjurmë në historinë e Kosovës”, tha ai në Klan Kosova.