Altin Krasniqi mirëpret marrëveshjen PDK-NISMA: Bashkim në kohën e duhur për vendin

Altin Krasniqi ka reaguar pas marrëveshjes së fundit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, ku është konfirmuar mbështetja e Fatmir Limaj për PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit. Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një bashkim në kohën e duhur për vendin. Krasniqi ka ndarë edhe disa pamje nga kthimi i Limajt…

Lajme

25/05/2026 21:15

Altin Krasniqi ka reaguar pas marrëveshjes së fundit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, ku është konfirmuar mbështetja e Fatmir Limaj për PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një bashkim në kohën e duhur për vendin.

Krasniqi ka ndarë edhe disa pamje nga kthimi i Limajt nga Haga, duke shprehur urimin e tij për zhvillime të mëtejshme.

“Bashkim në kohën e duhur për vendin! 21 vite pas kthimit të Fatmir Limajt nga Haga. Uroj me zemër që së shpejti edhe Fatmir Limaj ta presë kthimin e babit dhe shokëve të tij”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/