Limaj: Vendimet politike merren në momente të caktuara, mbështetja për PDK-në është e rëndësishme për vendin
Fatmir Limaj ka deklaruar se disa vendime politike duhet të merren në momente të caktuara, duke theksuar rëndësinë e tyre për proceset zgjedhore dhe për vendin në përgjithësi. Ai sot ka pritur në zyrë kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ku ka bërë të ditur se NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë Partinë Demokratike të…
Lajme
Fatmir Limaj ka deklaruar se disa vendime politike duhet të merren në momente të caktuara, duke theksuar rëndësinë e tyre për proceset zgjedhore dhe për vendin në përgjithësi.
Ai sot ka pritur në zyrë kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ku ka bërë të ditur se NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Limaj tha se ndihet mirë për kontributin dhe angazhimin në këtë proces.
“Besoj që ka vendime politike që në momente të caktuara duhet të merren dhe ndihem mirë për kontributin dhe atë që është e nevojshme si procesin zgjedhor, por edhe që është e rëndësishme për vendin”, ka thënë ai në t7. /Lajmi.net/