Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për lajmi.net, se rasti është raportuar sot rreth orës 19:35. “Përmes linjës telefonike, policia ka pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person…
Lajme
Një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për lajmi.net, se rasti është raportuar sot rreth orës 19:35.
“Përmes linjës telefonike, policia ka pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete”, ka konfirmuar Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
“Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit”, ka thënë ajo.
Sipas policisë, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor. /Lajmi.net/