Gërvalla: Sundimi i ligjit është shtylla që e mban shtetin në këmbë
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se sundimi i ligjit është shtylla kryesore që e mban shtetin në këmbë. Këtë deklaratë Gërvalla e bëri pas vizitës në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ku është pritur nga kryeprokurori Enis Gashi. Sipas saj, gjatë takimit është diskutuar për funksionimin institucional të sistemit prokurorial, si dhe…
Lajme
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se sundimi i ligjit është shtylla kryesore që e mban shtetin në këmbë.
Këtë deklaratë Gërvalla e bëri pas vizitës në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ku është pritur nga kryeprokurori Enis Gashi.
Sipas saj, gjatë takimit është diskutuar për funksionimin institucional të sistemit prokurorial, si dhe për sfidat në garantimin e efikasitetit dhe koordinimit në trajtimin e lëndëve.
Gërvalla ka theksuar se pakoja prej pesë ligjeve, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe procesi i Vetingut, përbëjnë bazën kryesore për forcimin e integritetit dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë.
Ajo ka nënvizuar se ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, si element thelbësor për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e besimit në sundimin e ligjit.
“Kur drejtësia zbatohet pa përjashtim, shteti nuk deklarohet i fortë, por bëhet i fortë”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.