Limaj zyrtarizon bashkëpunimin me PDK-në: NISMA do të mbështesë Bedri Hamzën për kryeministër

Fatmir Limaj ka bërë të ditur se NISMA Socialdemokrate do të mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se marrëveshja mes dy subjekteve përfshin një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ. “Sot prita në takim në selinë e NISMA Socialdemokrate kryetarin…

Lajme

25/05/2026 19:22

Fatmir Limaj ka bërë të ditur se NISMA Socialdemokrate do të mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Limaj ka theksuar se marrëveshja mes dy subjekteve përfshin një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ.

“Sot prita në takim në selinë e NISMA Socialdemokrate kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Bedri Hamza. Në një periudhë jo të lehtë për vendin… kemi arritur pajtim për të nisur një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ ndërmjet NISMA Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Ai ka shtuar se NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër në këto zgjedhje, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën paszgjedhore.

Sipas tij, ky partneritet synon stabilitet institucional, zhvillim ekonomik dhe forcim të shtetit të Kosovës.

Limaj ka vënë theksin edhe në vlerat që, sipas tij, e mbështesin këtë bashkëpunim, përfshirë orientimin euroatlantik, partneritetin me SHBA-në dhe respektin për luftën e UÇK-së.

Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim politik dhe për qeverisje stabile e funksionale në të ardhmen. /Lajmi.net/