Aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, katër të liruar pas trajtimit – një në gjendje më të rëndë dërgohet në QKUK
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Kamenicë, në dalje të fshatit Kmetoc, Komuna e Gjilanit. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Sot, më 25.05.2026, rreth orës 15:50, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Kamenicë, në dalje të fshatit Kmetoc, Komuna e Gjilanit.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot, më 25.05.2026, rreth orës 15:50, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan–Kamenicë, në dalje të fshatit Kmetoc, Komuna Gjilan”, ka thënë Hashani.
Hashani ka bërë të ditur se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendngjarje”, ka shtuar ai.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe ka të lënduar.
“Nga hetimet e para, në aksident janë të përfshira dy vetura, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me ndihmën e shpejtë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”, ka deklaruar Hashani.
Derisa gjendja e të lënduarve është konfirmuar më tej nga policia.
“Në mesin e tyre, njëri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë, ndërsa katër të tjerët janë liruar”, ka bërë të ditur ai.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Lajmi.net/