Kreu i LDK-së takon ambasadorin italian, diskutohen zhvillimet politike dhe fushata zgjedhore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 7 qershorit. Abdixhiku e…

Lajme

25/05/2026 17:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin italian për aktivitetet intensive që po zhvillohen në gjithë Kosovën në kuadër të fushatës së LDK-së, si dhe për mbështetjen qytetare ndaj kandidates për presidente, Vjosa Osmani, dhe kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Po ashtu, kreu i LDK-së ia ka prezantuar ambasadorit Antonini edhe programin qeverisës të partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Në fund të takimit, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e cilësuar atë si një shtyllë të rëndësishme të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve. /Lajmi.net/