Abdixhiku me premtim para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku në serinë e “hajde folim”, është pyetur nga një i ri se çfarë do të bëj ai nëse vjen në krye të shtetit, për të rinjtë që po ikin nga vendi. Abdixhiku këtë e cilësoi si një nga problemet më bazike që has Kosova tash…

Lajme

25/05/2026 15:39

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku në serinë e “hajde folim”, është pyetur nga një i ri se çfarë do të bëj ai nëse vjen në krye të shtetit, për të rinjtë që po ikin nga vendi.

Abdixhiku këtë e cilësoi si një nga problemet më bazike që has Kosova tash e një kohë. Por, sipas tij, duhet të veprohet shpejtë dhe të investohet.

“Në momentin që ne humbin të rinjtë tonë, pasurinë më të madhe kombëtare që e kemi, kemi dështuar si komb. Duhet të veprojmë shpejt dhe kjo shpejtësi veprimi nënkupton investime kapitale që Kosova nuk i ka parë tash e 27 vite. Shumë investime, kemi punë ku të investojmë mjaft. Në çdo sektor që e prek mundesh me investu diçka”, është deklaruar Abdixhiku në videon e publikuar në rrjetin e tij social Facebook.