Aksident i rëndë në rrugën Viti-Kllokot, tre persona dërgohen në spital
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në rrugën Viti-Kllokot. Lidhur me rastin nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se tre presona janë dërguar për trajtim mjekësor, si shkak i lëndimeve të marra në aksident. “Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në rrugën Viti-Kllokot.
Lidhur me rastin nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se tre presona janë dërguar për trajtim mjekësor, si shkak i lëndimeve të marra në aksident.
“Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë lëndime të trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi Valon Osmani, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjilanit./Lajmi.net/