Gjatë javës së kaluar, Policia në Prishtinë realizoi 191 urdhëresa të gjykatës – Sekuestroi 6 armë zjarri dhe shqiptoi më shumë se 4500 gjoba

Policia e Kosovës në Prishtinë, gjatë javës së kaluar ka realizuar 191 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 57 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me…

Lajme

25/05/2026 11:35

Policia e Kosovës në Prishtinë, gjatë javës së kaluar ka realizuar 191 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 57 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

“Kësisoj, në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq, sa u përket aktiviteteve policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4567 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 1166 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radarë mobilë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: