Brenda dy ditëve, Policia në Gjakovë identifikon 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik – 33 shoferëve ju merret patentë-shoferi

Policia e Kosovës në Gjakovë, po vazhdon me aktivitete policore shtesë me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor. Ata kanë thënë se prioritet kryesor mbetet parandalimi i aksidenteve të trafikut dhe ngritja e sigurisë në trafik. “Gjatë fundjavës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë ka zbatuar Planin Operativ “Alkooli”. Gjatë kontrolleve të shtuara…

Lajme

25/05/2026 11:32

Policia e Kosovës në Gjakovë, po vazhdon me aktivitete policore shtesë me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Ata kanë thënë se prioritet kryesor mbetet parandalimi i aksidenteve të trafikut dhe ngritja e sigurisë në trafik.

“Gjatë fundjavës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë ka zbatuar Planin Operativ “Alkooli”. Gjatë kontrolleve të shtuara në terren, brenda dy ditëve janë identifikuar 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik, ku disa prej tyre ishin si gara shpejtësie, tejkalime të ndaluara, tejkalime të shpejtësisë dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, ku si pasojë janë ndaluar si masë mbrojtëse 33 patentë shoferë, nga të cilët 21 prej tyre janë për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftim.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë ka thënë se do të vazhdojë me masa të rrepta preventive dhe ndëshkuese për të rritur sigurinë rrugore.

“Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të rrisin vetëdijen dhe të bëhen pjesë e parandalimit të aksidenteve në rrugë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: