Komuna e Gjilanit ua paguan ekskursionin maturantëve, jepet tender në vlerë mbi 130 mijë euro

Komuna e Gjilanit këtë vit ka vendosur që të marrë përsipër pagesën për ekskursionin e maturantëve. Ata për të kryer këtë shërbim, kanë dhënë tender në vlerë prej 130 mijë e 800 euro, shkruan lajmi.net. Tenderin e ka fituar kompania “Sharr Travel”, ndërsa kanë ofertuar edhe katër kompani të tjera, disa prej të cilave kishin…

Lajme

25/05/2026 11:01

Komuna e Gjilanit këtë vit ka vendosur që të marrë përsipër pagesën për ekskursionin e maturantëve.

Ata për të kryer këtë shërbim, kanë dhënë tender në vlerë prej 130 mijë e 800 euro, shkruan lajmi.net.

Tenderin e ka fituar kompania “Sharr Travel”, ndërsa kanë ofertuar edhe katër kompani të tjera, disa prej të cilave kishin dhënë edhe çmim më të lirë.

Në shkurt të vitit 2024, rreth dy vjet më parë, kryetari Hyseni kishte nxjerrë vendim përmes së cilit ndalonte ekskursionet jashtë Kosovës të maturantëve.

Sipas Hysenit, dukuritë negative që ndodhin në këto ekskursione dhe shpenzimet e mëdha të familjeve kishin qenë arsyeja e këtij vendimit. /Lajmi.net/