Gjyqtari i Gjykatës Supreme Rrustem Thaqi zgjidhet Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është bërë votimi dhe zgjedhja e kryesuesit të ri të këtij këshilli. Me gjashtë vota për, Rrustem Thaqi ka arritur që të zgjidhet kryesuesi i ri. Kurse kundërkandidati i tij, Besnik Bislimaj mori pesë vota, raporton lajmi.net. Pas kësaj, Thaqi veçse ka…

Lajme

25/05/2026 10:53

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është bërë votimi dhe zgjedhja e kryesuesit të ri të këtij këshilli.

Me gjashtë vota për, Rrustem Thaqi ka arritur që të zgjidhet kryesuesi i ri.

Kurse kundërkandidati i tij, Besnik Bislimaj mori pesë vota, raporton lajmi.net.

Pas kësaj, Thaqi veçse ka pranuar detyrën e re derisa mandati i tij si Kryesues i KGjK-së është 3 vjeçar dhe nis nga sot më 25 maj.

Detyra e tij si gjyqtar i Gjykatës Supreme pezullohet derisa ai është në postin e kryesuesit.

“Gjatë kësaj periudhe s’do të humbasë statusin e tij…Paga përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi dhe”.

Përzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së kishte dështuar në prill të këtij viti, për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota.

Për shkak të kësaj, u rishpall edhe një konkurs i ri.

Këshilli Gjyqësor aktualisht ka 11 anëtarë. Për një anëtar nga radhët e gjyqësorit, respektivisht nga Gjykata Supreme, procesi i përzgjedhjes ka marrë rrugët gjyqësore. Në mars të këtij viti, Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt. Mandati i tij përfundoi më 9 mars 2026.

Kujtojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës më 24 prill 2026 kishte zgjedhur anëtarë të KGJK-së, Bashkim Hysenin- gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe Ivana Milenkoviqin- nënkryetare dhe gjyqtare në Gjykatën e Apelit, por dështoi zgjedhja e një anëtari tjetër.

Këshilli Gjyqësor parashihet të ketë 13 anëtarë, aktualisht me zgjedhjen e Hysenit dhe Milenkoviqit janë 11, duke mbetur edhe dy vende pa u plotësuar, derisa për një vend po zhvillohet procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore Prishtinë, derisa seanca u mbajt më 4 maj 2026./Lajmi.net/