Nis dizensektimi në Malishevë për parandalimin e Etheve Hemorragjike, Ministria e Bujqësisë jep detaje
Në Malishevë ka nisur procesi i dizensektimit në zonat me rrezik të lartë nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), në kuadër të një projekti shumëvjeçar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje. Projekti financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 971,100 euro për periudhën 2025-2028 dhe parasheh trajtimin…
Lajme
Në Malishevë ka nisur procesi i dizensektimit në zonat me rrezik të lartë nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), në kuadër të një projekti shumëvjeçar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje.
Projekti financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 971,100 euro për periudhën 2025-2028 dhe parasheh trajtimin e rreth 5,200 hektarëve çdo vit në zonat më të ekspozuara.
Sipas ministrisë, aktivitetet do të fokusohen në komunat endemike të Malishevë, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe Drenas, me qëllim kontrollin dhe reduktimin e përhapjes së rriqrave bartëse të EHKK-së.
Gjatë realizimit të projektit do të përdoren preparate të aprovuara dhe metoda të sigurta, ndërsa aktivitetet po zhvillohen në koordinim me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, komunat përkatëse dhe ekspertët e fushës.
Komunikata e plotë:
Komunikatë për media
Malishevë 24 maj 2026,
Nis dizensektimi në zonat endemike: Muja thotë se po investojmë mbi 971 mijë euro për mbrojtjen e shëndetit publik
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, pa nga afër fillimin e procesit të dizensektimit në zonat me rrezik të lartë nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), në kuadër të projektit shumëvjeçar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje.
Ky projekt financohet nga MBPZHR me vlerë prej 971,100 euro për periudhën 2025–2028 dhe parasheh trajtimin e rreth 5,200 hektarëve çdo vit në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut.
Aktivitetet e dizensektimit do të fokusohen veçanërisht në komunat endemike: Malishevë, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe Drenas, duke synuar kontrollin dhe reduktimin e përhapjes së rriqrave bartëse të EHKK-së.
Gjatë realizimit të projektit do të përdoren vetëm preparate të aprovuara dhe metoda të sigurta, në përputhje me standardet profesionale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projekti po realizohet në koordinim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), komunat përkatëse dhe ekspertët profesionalë të fushës.
Me këtë rast, ministri Armend Muja theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe koordinimit institucional për mbrojtjen e qytetarëve.
“Mbrojtja e shëndetit publik dhe parandalimi i rrezikut nga EHKK mbeten prioritet i institucioneve tona. Përmes këtij projekti po ndërmarrim veprime konkrete, profesionale dhe afatgjata për të mbrojtur qytetarët dhe për të ulur rrezikun në zonat më të prekura,” deklaroi ministri Muja.
Synimi kryesor i projektit është ulja e rrezikut nga EHKK dhe krijimi i një mjedisi më të sigurt për qytetarët në zonat e prekura.