A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në? Haziri: Qëllimi është i përbashkët – ta kthejmë LDK-në në rolin e saj

Kthimi i Vjosa Osmanit në LDK me disa anëtarë nga lista e saj dhe radhitja para disa figurave të rëndësishme të kësaj partie në listën e kandidatëve për deputetë ka ngjallur debat në këtë parti dhe opinion. Për këtë situatë ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se qëllimi është i përbashkët,…

Lajme

24/05/2026 13:46

Kthimi i Vjosa Osmanit në LDK me disa anëtarë nga lista e saj dhe radhitja para disa figurave të rëndësishme të kësaj partie në listën e kandidatëve për deputetë ka ngjallur debat në këtë parti dhe opinion.

Për këtë situatë ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se qëllimi është i përbashkët, që LDK-në me rikthye në rolin e saj.

Haziri ka thënë se bashkimi ka ndodhë në dallimet që kishin, dhe kjo sipas tij është vlerë që ka ndërtuar kjo parti.

“Bashkimi në Listën e LDK-së është bërë në dallimin e parimeve, jo të një mendësisë, na jemi bashku në dallimet tona. Me vet faktin që kemi pas nevojë me ndërtuar një listë të bashkuar, kjo nën kupton që duhet mi afrua dallimet. Kjo është ajo vlera që LDK e ka ndërtua. Qëllimin e kemi të përbashkët”, ka thënë ai në Tëvë1.

Haziri ka folur edhe për procesin pas zgjedhor ku ka thënë se synimi është rritja e LDK-së. Ai ka thënë se do të jenë bashkëpunues me partitë tjera për hir të Republikës.

“Rezultati zgjedhor ka me na dhënë fuqinë përfaqësuese, kjo është e para që ne po duam me rritë. Bashkimi është me një qëllim të përbashkët me rikthye LDK-në në rolin e saj. Na edhe kur i kemi pas 49 deputetë edhe kur i kemi 15 e kemi të destinuar këtë vend, peshën me pas si njëjtë. Tri herë e kemi dhënë kryeministrin. Edhe tash jemi deternimues. Jemi politikisht korrekt, bashkëpunojmë për hir të Republikës”, është shprehur Haziri.