Plagosi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të natës në Tiranë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, kur një 19-vjeçar po i tregonte armën shokut të tij, duke menduar se ajo nuk kishte fishek. Policia ka arrestuar autorin e…

Lajme

24/05/2026 10:28

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të natës në Tiranë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, kur një 19-vjeçar po i tregonte armën shokut të tij, duke menduar se ajo nuk kishte fishek.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Rigers Sylaj, si dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, shkruan Tch.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.