Raportohet zhdukja e një personi në Ferizaj, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur të premtën pasdite në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj. Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se djali i tij ishte larguar nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më. Autoritetet kanë iniciuar rastin si “Person i zhdukur”, ndërsa…

Lajme

24/05/2026 09:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur të premtën pasdite në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se djali i tij ishte larguar nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

Autoritetet kanë iniciuar rastin si “Person i zhdukur”, ndërsa njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime dhe veprime operative për lokalizimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.