Dy persona dyshohet se kanosën policët gjatë shqiptimit të një tikete në Lipjan

Një rast i kanosjes ndaj zyrtarëve policorë është raportuar mbrëmjen e së djeshmes në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur derisa policët ishin duke shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, kur dy persona të dyshuar i kanë penguar dhe kanosur ata gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Pas intervistimit në stacion policor,…

Lajme

24/05/2026 09:00

Një rast i kanosjes ndaj zyrtarëve policorë është raportuar mbrëmjen e së djeshmes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur derisa policët ishin duke shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, kur dy persona të dyshuar i kanë penguar dhe kanosur ata gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas intervistimit në stacion policor, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/