Një burrë gjendet pa shenja jete në Prishtinë, rasti nën hetime

Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe…

Lajme

24/05/2026 08:54

Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 22.05.2026-12:50.  Është raportuar se viktima m/k, është gjetur pa shenja jete. Në vendim e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/