Mot me vranësira, shi dhe mundësi për stuhi të dielën
Për ditën e diel, më 24 maj, parashikohet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa zona të vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës vranësirat pritet të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara herë pas here edhe me shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në…
Lajme
Për ditën e diel, më 24 maj, parashikohet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa zona të vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës vranësirat pritet të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara herë pas here edhe me shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 19 dhe 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë./lajmi.net/