Një turk shkon në stacion policor në Prishtinë me thikë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Një shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, dhe duke folur në gjuhën turke, ka nxjerrë nga xhepi një thikë. Ai është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit…

Lajme

23/05/2026 09:47

Një shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, dhe duke folur në gjuhën turke, ka nxjerrë nga xhepi një thikë.

Ai është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës.

Rasti po hetohet.

“STP Jugu, Prishtinë 22.05.2026 – 17:00. I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit kujdestar është dërguar ne mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Lajmi.net/