BE i jep Shqipërisë 21 milionë euro për forcimin e kapaciteteve ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, ka njoftuar se Shqipëria ka përfituar një tjetër mbështetje të rëndësishme nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake. Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, ai deklaroi se Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër…

Lajme

22/05/2026 23:46

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, ka njoftuar se Shqipëria ka përfituar një tjetër mbështetje të rëndësishme nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake.

Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, ai deklaroi se Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të programit “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro. Me këtë vendim, mbështetja totale e BE-së për Shqipërinë arrin në 49 milionë euro.

Paketa e re përfshin furnizimin me mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Ministri Nufi e cilësoi këtë vendim si një vlerësim konkret për seriozitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë, duke theksuar rolin aktiv të vendit tonë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri theksoi se ky hap i BE-së konfirmon angazhimin e Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe rrit besueshmërinë e saj si partner i qëndrueshëm në mbrojtjen kolektive.