“100 mijë euro për vrasje”, Prokuroria Speciale kërkon caktimin e paraburgimit për të dyshuarin që u ekstradua sot nga Gjermania në Kosovë

Policia e Kosovës njoftoi sot për ekstradimin e një presoni të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar. Ekstradimi i tij u bë nga Gjermania në Kosovë. Shtetasi malazez është arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej përmes Interpol-it, lëshuar nga institucionet e Kosovës për veprën penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari, pas ekstradimit iu është dorëzuar…

Lajme

22/05/2026 14:42

Policia e Kosovës njoftoi sot për ekstradimin e një presoni të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar.

Ekstradimi i tij u bë nga Gjermania në Kosovë.

Shtetasi malazez është arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej përmes Interpol-it, lëshuar nga institucionet e Kosovës për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I dyshuari, pas ekstradimit iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Kurse prokuroria Speciale ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.H.

I njëjti dyshohet për  për “përgatitje të veprës penale vrasje e rëndë”.

” Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri E.H për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D, e cila kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021, në bashkëpunim me A.D (tashmë i akuzuar), kishte planifikuar vrasjen e të dëmtuarit, me motiv hakmarrjeje.”

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, kishte arritur marrëveshje me të akuzuarin A.L, në këmbimi të shumës së parave prej 100.000 eurosh, me qëllim që ky i fundit të angazhonte persona të tjerë për privimin nga jeta të të dëmtuarit M.D.

Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas arrestimit të të dyshuarit E.H. në Gjermani./Lajmi.net/