Jehona Lushaku kritikon vendimin e qeverisë në detyrë për 100 euro: Po tentojnë t’i blejnë votat para zgjedhjeve
Qeveria “Kurti” në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe nga 500 euro shtesa për lehonat. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku, e cila përmes një postimi ka akuzuar qeverinë për, siç tha…
Lajme
Qeveria “Kurti” në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe nga 500 euro shtesa për lehonat.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku, e cila përmes një postimi ka akuzuar qeverinë për, siç tha ajo, “tentativë për blerje të votave” pak para zgjedhjeve.
“Çeli sytë, mos e shit të ardhmen! Mos ia le vendin një njeriu që për pushtet i bjen në mend për ty, veç para zgjedhjeve!”, ka shkruar ajo.
Lushaku ka renditur një sërë kritikash ndaj qeverisë, duke përmendur rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ngritjen e kostos së jetesës, mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe arsim, si dhe dëmtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Çeli sytë, mos e shit të ardhmen! Mos ia le vendin një njeriu që për pushtet i bjen në mend për ty, veç para zgjedhjeve!
Për 6 vjet e shtrenjtuan rrymën.
I vodhën për vete tenderat.
Na i rritën çmimet e bukës, qumështit e sheqerit; çmimet e jetesës.
Nuk ndërtuan as çerdhet, as shkolla e zhvillimin që premtuan.
Nuk ndërtuan asnjë rrugë as fabrikë.
E shkelën dinjitetin e mësuesit, mjekut e policit.
Na futën në sanksione.
I shkatërruan aleancat ndërkombëtare.
E shkelën Kushtetutën!
Sot, dy javë para zgjedhjeve, po tentojnë t’i blejnë votat me nga 100 euro.
Kur s’ke projekte, s’ke zhvillim, s’ke rezultate, mbetesh te lëmosha elektorale.
Kosova duhet me nisë një kapitull të ri zhvillimi, ku qytetari i gëzohet çdo ditë punës, shtesave, të mirave familjare e jo veç para zgjedhjeve!.