Kryeministër në detyrë që emëron zv/ministra, Driton Hyseni bëhet zv/ministri i gjashtë brenda muajit

Që nga koha kur qeveria mbeti në detyrë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vendosur që të përdorë autoritetin e tij për emërime të reja. Bëhet fjalë për emërimet e zëvendësministrave të shumtë. Deri më tani në një periudhë më pak se një muaj ndoshta 20 ditore, Kurti emëroi 5 zvministrave. Por nuk u mjaftua…

Lajme

22/05/2026 11:29

Që nga koha kur qeveria mbeti në detyrë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vendosur që të përdorë autoritetin e tij për emërime të reja.

Bëhet fjalë për emërimet e zëvendësministrave të shumtë.

Deri më tani në një periudhë më pak se një muaj ndoshta 20 ditore, Kurti emëroi 5 zvministrave.

Por nuk u mjaftua me kaq.

Kurti ia dha një mundësi tani edhe Driton Hysenit, të cilin e emëroi zv.ministër në Ministri për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Hyseni kishte punuar ndër vite në Aeroporti e Prishtinës e më pas ishte edhe deputet./Lajmi.net/