Rrahu babain, arrestohet djali në Kllokot

Një person është arrestuar në Kllokot nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj babait të tij. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në…

Lajme

22/05/2026 11:14

Një person është arrestuar në Kllokot nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj babait të tij.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Kllokot 21.05.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Si pasojë e dhunës, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.