Rrahje mes disa personave në Istog, arrestohen tre prej tyre
Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, të mitur, pasi të njëjti ishin përfshirë në një rast rrahje. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Istog dhe Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar dy mjete të mprehta-thika të…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, të mitur, pasi të njëjti ishin përfshirë në një rast rrahje.
Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Istog dhe Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar dy mjete të mprehta-thika të cilat dyshohet se janë përdorur. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 24 orë. /Lajmi.net/