Tentim-vrasje në Gllogoc, policia me detaje nga rasti
Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në Gllogoc. Viktima mashkull ka raportuar se dy të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë, ka shtënë dy herë në drejtim të veturës së viktimës, kurse i dyshuari tjetër me një mjet të fortë ka goditur veturën e viktimës. Raportohet vetëm për dëme materiale të…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në Gllogoc.
Viktima mashkull ka raportuar se dy të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë, ka shtënë dy herë në drejtim të veturës së viktimës, kurse i dyshuari tjetër me një mjet të fortë ka goditur veturën e viktimës.
Raportohet vetëm për dëme materiale të shkaktuara në veturë.
Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit, ku të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë me një karikator pa fishek. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/