Albulena Haxhiu takohet me kreun e AKI-së, flasin rreth sigurisë
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim kreun e AKI-së, Petrit Ajeti. Haxhiu njoftoi se me Ajetin biseduan për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat dhe rëndësinë e funksionimit ligjor. “Siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë shpesh…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim kreun e AKI-së, Petrit Ajeti.
Haxhiu njoftoi se me Ajetin biseduan për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat dhe rëndësinë e funksionimit ligjor.
“Siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë”,deklaroi ajo./Lajmi.net/