Javën e ardhshme hapet aplikimi për shtesat 100 euro për studentët dhe sektorin privat

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktiv. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka prezantuar pakon. “Të gjendur përballë kësaj situatë qeveria jonë nuk mund të qëndroj duarkryq. Unë kam kërkuar nga ministri i Financave që të shfrytëzoj çdo mundësi…

Lajme

22/05/2026 08:56

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktiv.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka prezantuar pakon.

“Të gjendur përballë kësaj situatë qeveria jonë nuk mund të qëndroj duarkryq. Unë kam kërkuar nga ministri i Financave që të shfrytëzoj çdo mundësi buxhetor për të dizajnuar një pako për përballje me inflacionin ashtu siç jemi zotuar. Qytetarët e Republikës duhet ta dijnë dhe gjithmonë duhet të llogarisin se qeveria jonë dhe e tyre nuk do ti lërë kurrë vetëm pavarësisht pengesave apo bllokadave që të tjerët mund ti vendosin në rrugën tonë. Prandaj sot kam kënaqësinë të ju njoftoj për pakon me përballje me inflacionin 2.0 të cilën e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat si vijon: mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jo publik, 100 euro për studentët aktiv”, ka thënë ai.

Kurti tha se nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është njoftuar se fëmijët dhe pensionistët nuk duhet të aplikojnë për këto para, por sektori privat po.

Ai theksoi se javën e ardhshme hapet aplikimi për të mundësuar që më pas të merren këto shtesa.

“Meqenëse për pensionistët dhe fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim, sepse i kemi listat e përfituesve tashmë, do të synojmë që pagesat e njëhershme për familjet përfituese t`i bëjmë në fillim të javës që vjen, pra para ftesës se bajramit. Ashtu që secila familje të ndjehet e barabartë me atë ditë feste, duke e ditur se dora e mirë e shtetit kujdeset për ta. Kurse, për të punësuarit e sektorit jo publik dhe studentët, nga ministri i financave jam njoftuar që nevojitet procedurë aplikimi e cila do të hapet në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti./Lajmi.net/

YouTube player