Tre persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. “Sot rreth orës 17:00 kemi…
Lajme
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./lajmi.net/