Tentim vrasje në Istog, plagosen dy persona, një i mitur në gjendje kritike

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur sot në Istog, ku dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është i mitur dhe në gjendje të rëndë. Rastin për lajmi.net e konfirmoi Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, i cili bëri të ditur se njëri ndodhet në gjendje kritike dhe është transferuar në…

Lajme

21/05/2026 18:03

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur sot në Istog, ku dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është i mitur dhe në gjendje të rëndë.

Rastin për lajmi.net e konfirmoi Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, i cili bëri të ditur se njëri ndodhet në gjendje kritike dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka ndodhur një përleshje mes disa personave, i cili rast është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, kurse një tjetër është trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës. Lidhur me këtë çështje janë duke u zhvilluar ende hetime në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit.”, tha Nikçi.

Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit./lajmi.net/