“Besoni në Kosovë!” – Hashim Thaçi përmes zyrtarëve të PDK-së i dërgon të fala qytetarëve dhe ua jep një porosi

Dy zyrtarët e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri kanë vizituar sot, në takime të ndara, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që po mbahet në paraburgim në Hagë. Krasniqi në postimin e bërë tha se Thaçi mbetet i palëkundur dhe besimplotë në drejtësi, transmeton lajmi.net. Krasniqi shtoi se ish-presidenti i ka dërguar të fala qytetarëve…

Lajme

21/05/2026 17:37

Dy zyrtarët e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri kanë vizituar sot, në takime të ndara, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Krasniqi në postimin e bërë tha se Thaçi mbetet i palëkundur dhe besimplotë në drejtësi, transmeton lajmi.net.
Krasniqi shtoi se ish-presidenti i ka dërguar të fala qytetarëve të Kosovës dhe ua ka dërguar një porosi, “Besoni në Kosovë!”.
Postimi i plotë: 
Bashkë me Abelardin, në takime të ndara, sot ishim edhe një herë në vizitë te Presidenti Thaçi.
Për të qenë pranë tij dhe shokëve të tij edhe në këtë fazë finale të procesit dhe, aq sa mundemi, për ta ndarë sadopak me ta këtë rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish.
Dhe për t’u thënë: nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm!
Ato që mbeten gjithmonë të njëjta janë forca, qetësia dhe optimizmi i Presidentit Thaçi dhe i çlirimtarëve tanë.
Si në vizitën e parë, edhe sot ai mbetet i palëkundur, besimplotë në drejtësi dhe me bindjen se shumë shpejt, tashmë çështje ditësh, do të jetë sërish në mesin e qytetarëve të Kosovës.
Ka momente kur qëndresa shndërrohet në frymëzim, e ky është padyshim një prej tyre.
Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!/lajmi.net/