Prishtinë: Arrestohen dy zyrtarë bankar, e kishin ngarkuar një qytetare me 25 mijë euro kredi pa dijeninë e saj
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar dy zyrtarë të një banke, pas dyshimeve se ata ngarkuan një qytetare me kredi në vlerë prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj. Sipas njoftimit, i dyshuari nr.1, menaxher bankar, dyshohet se tejkaloi autorizimet ligjore duke urdhëruar lirimin e mjeteve…
Lajme
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar dy zyrtarë të një banke, pas dyshimeve se ata ngarkuan një qytetare me kredi në vlerë prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj.
Sipas njoftimit, i dyshuari nr.1, menaxher bankar, dyshohet se tejkaloi autorizimet ligjore duke urdhëruar lirimin e mjeteve në vlerë prej 24 mijë euro, të cilat i dyshuari nr.2, analist bankar, i transferoi në llogaritë e dy bizneseve, duke ekzekutuar urdhrin verbal të menaxherit, transmeton lajmi.net.
Pas veprimeve të dyshuara, kredia në emër të qytetares u ngarkua me procedurë përmbarimore dhe më pas u kallëzua penalisht në Prokurori, edhe pse banka nuk kishte ofruar prova që dëshmonin realizimin e saj.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve dhe, me Aktvendim të Prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet për rastin do të vazhdojnë, për të zbardhur shumën prej 25 mijë euro dhe për të identifikuar të gjitha veprimet financiare të dyshuara.
Policia e Kosovës siguron se do të punojë me përkushtim dhe vendosmëri për zbulimin e të gjitha veprave penale dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.
Njoftimi i plotë: