Ve, djath e gjellë… Kurti në prag të fushatës për drekë në mensën e studentëve në Prishtinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka ngrenë dreken në mensën e studentëve në Prishtinë. Derisa ka marrë pjesë në prezantimin e projektit ideor për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve, në kuadër të përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030, ai vaktin e drekës e ka kryer aty. Në fotografitë e publikuar…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka ngrenë dreken në mensën e studentëve në Prishtinë.
Derisa ka marrë pjesë në prezantimin e projektit ideor për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve, në kuadër të përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030, ai vaktin e drekës e ka kryer aty.
Në fotografitë e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti me stafin e tij shihet duke ngrenë pasul, ushqimin e preferuar të liderit të VV-së në fushata zgjedhore.
“Do të na keni pranë, sepse synimi ynë është që të krijojmë kushte edhe për studim edhe për banim për studentët tanë. Në vijim do ta dyfishojmë edhe buxhetin për bursa edhe numrin e bursave për studentë. Por synojmë që t’i përdorim Lojërat Mesdhetare 2030, që të rregullohet komplet kampusi universitar me kapacitete shtesë, me pajisje moderne dhe gjithashtu me kushte të përshtatshme për jetesë aty. Dhe, mu bë qejfi kur e pashë prezantimin e projektit”, ka thënë Kurti, sipas njoftimit të Zyres së Kryeministrit.