Motoçikleta godet tre këmbësorë në Prishtinë, policia jep detaje
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në qendër të Prishtinës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për lajmi.net se rreth orës 13:30 kanë pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. “Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime…
Lajme
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në qendër të Prishtinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për lajmi.net se rreth orës 13:30 kanë pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.”./Lajmi.net/