Sindikata e RTK-së: Tërheqja e 1 milion eurove nga llogaritë rrezikon paralizimin e transmetuesit publik

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së shprehu shqetësim të thellë pas veprimeve përmbarimore që tërhoqën rreth 1 milion euro nga llogaritë e transmetuesit publik, duke e lënë RTK-në pa mjete operative financiare. “Sot RTK përballet me rrezik real për paralizim funksional,” thuhet në reagimin e SPERTK-së. Sindikata nuk konteston ligjshmërinë e procedurave, por kërkon sqarim nëse…

Lajme

21/05/2026 14:19

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së shprehu shqetësim të thellë pas veprimeve përmbarimore që tërhoqën rreth 1 milion euro nga llogaritë e transmetuesit publik, duke e lënë RTK-në pa mjete operative financiare.

“Sot RTK përballet me rrezik real për paralizim funksional,” thuhet në reagimin e SPERTK-së.

Sindikata nuk konteston ligjshmërinë e procedurave, por kërkon sqarim nëse janë respektuar parimet e proporcionalitetit dhe interesit publik.

SPERTK i kërkoi Gjykatës Supreme dhe institucioneve kompetente që urgjentisht të vlerësojnë nëse procedurat e ndjekura kanë qenë në përputhje me mbrojtjen që duhet të gëzojnë institucionet me rëndësi të veçantë shtetërore.