Vlorë: Dy të rinj e marrin peng dhe e rrahin një person, shkak borxhi
Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Vlorë ka finalizuar një aksion, gjatë të cilit janë ndaluar dy të dyshuar për pengmarrje. Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës, dy persona të rreth moshës 30-vjeçare kanë marrë peng një tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike. Shkak i ngjarjes dyshohet…
Lajme
Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Vlorë ka finalizuar një aksion, gjatë të cilit janë ndaluar dy të dyshuar për pengmarrje.
Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës, dy persona të rreth moshës 30-vjeçare kanë marrë peng një tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike.
Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng.
Hetimet vijojnë, ndërsa personat e shoqëruar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës./abcnews.al