Një person bie nga kati i tretë i një ndërtese në Vushtrri

Një person ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese që është ende në ndërtim në Vushtrri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.…

Lajme

21/05/2026 14:02

Një person ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese që është ende në ndërtim në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Prekazi.